PolitikëTe Gjitha

“10 minuta dëborë në Tiranë dhe u bllokua te rruga e Durrësit, mendoni se ç’vuajnë banorët në veri”, deputetja publikon videon

Deputetja Mimoza Hajdarmataj  ka shpehur përsëri shqetësimin e saj për banorët e veriut dhe verilindjes të vendit pas reshjeve të denduara të dëborës në këtë zonë.

Ajo nuk ndihet aspak euforike për dëborën që  po binte mbrëmjen e djeshme në Tiranë vetëm në 10 minuta  pasi ajo theksoi se Tropoja është e izoluar dhe shumë problematike për qarkullimin e automjeteve.

“10 minuta reshje bore në Tiranë dhe u bllokua Rruga e Elbasanit në ngjitje për tek Sofra e Ariut. Mendoni se çfarë po vuajnë banorët në Veri dhe Verilindje të vendit prej disa ditësh të izoluar…..e kthyer mbrëmë nga Tropoja, ku disa fshatra janë të izoluara, nuk mund të jem aspak euforike për borën që po bie në Tiranë”, shkruan deputetja në Facebook. Këtë mbishktim ajo e shoqëron edhe me një video ku shfaqen automjete në  rrugët e Tiranës që kanë problem në qarkullim.

 

 

 

 

 

mimo

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *